9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Mehmetaj: Vetëvendosje rritet atëherë kur dëshiron Serbia

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje rritet “atëherë kur dëshiron Serbia”.

Mehmtaj ka theksuar se, sipas sondazheve, momentin kulminativ VV-ja e ka në dy raste, të dyja rastet kanë lidhje me Serbinë.

“Vetëvendosje rritet atëherë kur dëshiron Serbia. Sipas sondazheve, momentin kulminativ VV-ja e ka në dy raste. Kur Serbia i merr peng ata policët dhe i lëshon, dhe kur Serbia vendos me ngritë barrikada në veri. Pra, janë dy aksione që nuk kanë të bëjnë parimisht me veprim të Qeverisë, por kanë të bëjnë me veprim kriminal të Serbisë. Dorën në zemër, nuk e di çfarë lëvdata munden me nxjerrë VV-ja ose Qeveria nga kjo rritje. Ku e sheh dhe po i dëshmohet përmes sondazhit, që duhet Serbia me reagu për me u rritë VV-ja”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit