-7 C
New York
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

Mehmetaj: Vetëvendosje kërkoi referendum, por populli tha “Ata, jo Ju”

- Advertisement -

Pas rënies për gati 10 pikë të përqindjes në zgjedhjet e 9 shkurtit, gazetari dhe analisti politik Lirim Mehmetaj ka shkruar në Facebook se Qeveria e Vetëvendosjes e trajtoi procesin zgjedhor si një referendum mes “Nesh dhe Atyre”, por populli, sipas tij, e dha mesazhin e tij të qartë: “Ata, jo Ju”.

“Qeveria e Vetëvendosjes i pati fut krejt mekanizmat e vet në funksion që ta bind popullin se në fakt zgjedhjet janë mes dy opsioneve: Ne dhe Ata. Populli e mori mesazhin dhe tha: Ata, jo Ju.”– tha ai.

Mehmetaj akuzoi partinë në pushtet për tentativën për të ndryshuar narrativën pas humbjes, duke e paraqitur garën si një përballje me partive dhe jo si një votë plebishitare ndaj qeverisë.

Mehmetaj kujtoi se Vetëvendosje kërkoi 50% të votave dhe 500,000 votues, por nuk arriti t’i siguronte.

“Tash, prapë, i paska fut krejt mekanizmat në funksion me bind popullin se në fakt ishte një garë mes partive të ndryshme dhe të gjithë garuan veç e veç. Jo jo. E kërkuat referendumin. E humbët. I kërkuat 50%. S’i morët. I kërkuat 500k, s’ua dha kush. Tash veç mundeni me ecë. Kërkoni falje për dëmet e mëdha që ia shkaktuat shtetit, për mos punën e vazhdueshme, për hajnitë e gërditshme, për abuzimet e paparë dhe për marrëveshjen anti-kombëtare me Serbinë dhe ecni.” – shkroi Mehmetaj tutje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit