Gazetari Lirim Mehmetaj ka vlerësuar se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po gënjen për rastin Dehari.
Ai ka bërë me dije se pretendimet e ministres Haxhiu se Luz Allkaj ka qenë shoku u dhomës së Astrit Deharit nuk qëndrojnë.
Duke iu referuar raportit për aktivistin e ndjerë të VV-së, ai ka thënë se Dehari ka qenë në qelin A3, kurse Luz Allkaj në qelinë A6.
“Albulena Haxhiu, duke qenë ministre e Kosovës, del në konferencë për media dhe tregon se si “shoku i dhomës” së Astrit Deharit ishte zotëri Luz Allakaj dhe atij Hashim Thaçi ia ka ulur dënimin, duke aluduar kështu se pushteti po do t’ia mbyll gojën atij. Por, dokumentet nga vetë raporti për Astrit Deharin tregojnë se Luz Allakaj nuk ishte fare shok i dhomës së Deharit. Ai ishte në krejt tjetër qeli. Derisa Astrit Dehari ishte i vendosur në qelin A3, Luz Allakaj ishte i vendosur në qelinë A6. Shihni dokumentet nga raporti”, ka shkruar Ahmetaj.
Ai ka vlerësuar se Haxhiu i di faktet, por qëllimshem i shtrembëron ato.
“Tash, si mund t’i besohet kësaj për cfarëdo rreth çështjes së Astrit Deharit, kur kjo as nuk e di se kush ka qenë në dhomë më të? Nuk e di një nga faktet më bazike të situatës. Ama kjo e di, kjo e di dhe del e gënjen publikisht për të krijuar konspiracionin e nevojshëm në publik. Kjo aq informacion ka pasur, por si e paskrupullt që është me metodat e Lëvizjes Vetëvendosje ajo del dhe bën akuza publike më të pavërteta mbi rastin”, ka shkrua ai.
Sipas këtij, Haxhiu duhet të hetohet për këtë cështje.
“Po pse ka nevojë të gënjejë Vetëvendosja? Sepse, e di që e vërteta nuk çon aty ku këta dëshirojnë. Përndryshe, doli që falje të dënimit Luz Allakajt i ka bërë vetë e dërguara në komision e Albulena Haxhiut. Kjo normalisht do të duhej të hetohej për këtë rast”, ka shkruar Mehmetaj.