Gazetari Lirim Mehmetaj, e ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për mënyrën se si bën opozitë ndaj pushtetit.
Mehmetaj, iu drejtua shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke i thënë se nuk e kanë përnjëmend opozitbërjen.
Ai e përmendi edhe pjesëtarin e shoqërisë civile Rron Gjinovci për të cilin tha se vazhdimisht e ofendon votuesin e PDK-së, kurse këta të fundit e ftojnë në ndejën e fundvitit.
“Paradite [Rron Gjinovci] ua quan të çmendur votuesin masdite ju e pritni në parti dhe e falëndroni për cka”, tha ai.
“Kjo ma dëshmon se ju nuk keni preokupim të sinqertë. Ka lyp me vra themeluesin e partisë, e ka quajtur votuesin e PDK-së të çmendur. E Thërrasin në parti dhe i bëjnë përshëndetje në ndejën e fundvitit”, tha Mehmetaj.