Lajme

Mehmetaj: Sveçla e paska përkujtuar vrasjen e Triumf Rizës, por s’ka guxu ta përmend Enver Sekiraqën

By GAZETA SCANNER 1

August 30, 2024

 

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit e përkujtoi vrasjen e policit Triumf Rizës.

Mehmetaj ka shkruar se Sveçla nuk ka guxuar ta përmendi ikjen e personit që e nxitit vrasjen e policit në fjalë, Enver Sekiraçen.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Sekiraqa është larguar nga Kosova pa e penguar askush.

“Xhelal Sveçla e paska përkujtu vrasjen e Triumf Rizës, ama askund s’ka guxu ta përmend njeriun që e nxiti atë vrasje, Enver Sekiraqën. Madje, nuk guxon ta përmend askund po ashtu që i njëjti është larguar nga Kosova e këta nuk e kanë ndaluar. Siç ka treguar avokati i Sekiraqes, ai është larguar nga Kosova pa u penguar nga askush. Për më tepër, janë pikërisht ndryshimet ligjore që i bëri kjo qeveri, të cilat ia mundësuan gjyqtarit ta lironte nga paraburgimi Sekiraqen, përkundër se i njëjti ishte i dënuar në shkallën e parë për nxitje të vrasjes. Ku është Enver Sekiraqa o dezertor? Veç kaq mund të flasësh ti, asgjë më shumë. Jo veç Sveçla, këta asnjëri s’guxojnë të flasin për Enver Sekiraqen.”, ka shkruar Mehmetaj.