-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Mehmetaj: Strategjia e Kurtit bazohet te thashethemet dhe manipulimi i qytetarëve

- Advertisement -

Analisti Lirim Mehmetaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka një shqetësim kryesor për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe se strategjia e tij bazohet në shpërndarjen e thashethemeve.

“Kurti e ka një shqetësim kryesor dhe një dilemë, a janë analfabet qytetarët e Kosovës, qashtu qysh i ka portretizuar ai, edhe në masën me 45 për qind. Siç e dini ekziston një dokument i brendshëm, ku Kurti si strategji parasheh shpërndarjen e thashethemeve, për arsye se beson fuqishëm se populli i Kosovës me 45 për qind është analfabet funksional edhe në këtë mënyrë mbushet me informacione të gënjeshtrave që i shfrytëzon më pas”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Mehmetaj ka theksuar se disa nga temat e mëdha, si Asociacioni, Demarkacioni dhe bashkimi Kosovë-Shqipëri, mbi të cilat Kurti ka ndërtuar diskursin politik, janë hedhur poshtë ose janë konfirmuar si të pabaza nga vetë ai.

“Shqetësimin e ka kështu, kauza ka qenë Asocioacioni, ka dalë në RTK ka dalë ka thënë se marrëveshja ka Asociacion. Demarkacioni, as nuk e ka diskutu këtë temë, ka ardhur kryeministri malazez dhe ka thënë është çështje e mbyllur. Bashkimi Kosovë – Shqipëri po dihet që nuk ekziston e ka konfirmu edhe vetë që nuk ka as mundësi.  Dhe këto temat e mëdha mbi të cilat ka supozuar mund ta ndërtojë një bagazh politik me të cilin garon më pas kanë qenë të pabëshme të konfirmuara prej vetë atij”, ka theksuar Mehmetaj.

Sipas tij, ideja e LVV-së është se shteti nuk duhet të funksionojë me institucione dhe ligje por me bindje.

“A ka mundësi që përkundër mosrealizimit  të asnjë prej premtimeve qysh se janë parti politike prapë të mund të gënjejnë, sepse ideja e VV-së në themel është kjo, nuk duhet me fonksionu me institucione dhe ligje por me bindje”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit