10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Mehmetaj s’ndalet: Taulant Kelmendi pasi u ngop tendera, dul në VV e tha 20 vjet u shkatërru ky vend

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj, i ka qëndruar veprimtarisë së kaluar ekonomike të zv/ministrit të arsimit, Taulant Kelmendi, pas një debati që shpërtheu për kurrikulën skajshmërisht kontraverze të MAShT-ti për edukatën seksuale.

Mehmetaj ka gjetur kompaninë në pronësi të Kelmendit dhe ka rikujtuar, sipas tij, tenderët që kishte marrë në të kaluarën.

Por, tha ai, “pasi u ngop tendera…dul në VV dhe i kritikon partitë e tjera që e kanë shkatërruar Kosovën 20 vjet”.

Shkrimi i plotë i Mehmetajt në Facebook:

Përshëndetje zëvendës-ministër se ndoshta pak vonë

Taulant Klemendi, sot zëvendës-ministër i Arsimit, në vitin 2010, derisa babën e kishte Drejtor Komune nga radhët e AAK-së, hapë firmë në Pejë me emrin “N.P.Sh Egnatia” me një gamë të gjerë aktiviteti, veç tjerash edhe ndërtimtari.

Si një djalosh i ri me perspektivë, me babanë në komunë, Taulanti i çanë tenderët nga komuna.

Taulanti pasi i zhvatë paret e taksapaguesve me kompani të tilla që merren me ndërtim të banesave a kapitali iu figuron zero zero, fillon e merret edhe me shtrimin e rrugëve.

Taulantit i kujtohet kur e fiton tenderin për rrugën për Nabergjan, edhe pse firma e tij s’posedonte as karrocë.

Normalisht rrugën nuk e shtroi kurrë.

Ose, në Pejë e mbajnë mend edhe kur kishte marrë para për furnizim të shkollave me lëndë djegëse (dru), duke i lënë ato pa ngrohje me muaj.

Rast interesant ishte edhe ai kur derisa kishte babanë drejtor Arsimi, merr tender për renovim të objektit B të Shkollës Ekonomike në Pejë.

Derisa tenderi precizonte që dritaret duhet të jenë të plastikës, Taulanti korpulent ia futë dru të vjetër dhe i lyen të bardha që të duken si plastikë.

Për kompanitë fantomë që hapeshin e shuheshin brena ditësh vazhdojmë tjetër herë.

Pasi ngopet mirë, Taulanti kalon në Vetëvendosje dhe i kritikon partitë tjera që e kanë shkatërruar Kosovën që 20 vjet.

Ajde Taulant, tregona çka ndodhi me biznesin, kur e braktise, para a pasi u fute në Vetëvendosje si aktivist i devotshëm?

Në ndërkohë a fillove kërkimin për familjen time? Kërko të lutem.

P.S

Më poshtë e keni dokumentacionin nga ARBK për kompaninë e Taulant Kelmendit.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit