Gazetari Lirim Mehmetaj i cili kishte raportuar vazhdimisht për skandalet korruptive në ministrinë e Liburn Aliut e përkatësisht për dallaveret që dyshohet Hafizi, ka reaguar pasi Gjykata ka marr vendim që t’ia ndërpresë masën e paraburgimit Naser Hafizit.
Mehmetaj e ka quajtur tmerr e skandal këtë veprim.
“Prokuroria eshte e kapur, e vertete. Ama e kapur nga Vetevendosja. Njeri me rroge 730 euro bleu 4 banesa per nje vit, futi ne bankomate 100 mije euro ne llogari dhe qarkulloi 395 mije euro per nje muaj dhe merret vendim qe te vazhdojne hetimet per te ne liri. Cfare tmerri, cfare skandali, cfare palo-shteti.”- ka shkruar ai.