6.8 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Mehmetaj pyet: A do të toleronte Vetëvendosja një Avdullah Hoti në radhët e saj?

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, kanë nisur debatet për përgjegjësinë e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Mehmetaj, ka theksuar se hapja e një debati të tillë brenda një partie është shenjë e shëndetit demokratik, duke e kundërvënë këtë me strukturën e mbyllur të Vetëvendosjes.

Ai e ka cilësuar qëndrimin kritik të Avdullah Hotit ndaj udhëheqjes aktuale si një reflektim të nevojshëm për të ardhmen e partisë, e jo si një akt përçarjeje.

Postimi i plotë:

Ku ta gjejmë një Avdullah Hoti në Vetëvendosje?

Të mësuar me diktaturën e hekurt brenda Vetëvendosjes, ku përveç Albin Kurtit jo që s’flet kush tjetër po as nuk ekziston si qenie me minimum autonomie, njerëzit po duken disi të befasuar me faktin që në partitë tjera ka hapësirë kritike, mendim autonom e pakënaqësi me kryetarin e partisë.

Prandaj, një ekspozim demokracie i Avdullah Hotit, një guxim njerëzor e intelektual, me shqetësim të ardhmen e partisë të cilës i takon, plotë budallenj po i shoh duke e reklamuar si problem të madh.

Situata është krejt e thjeshtë e fare e qartë. LDK e ka zgjedh kryetar Lumir Abdixhikun, ia ka dhënë përkrahjen, mundësinë, autonominë në veprim dhe ia ka respektuar autoritetin.

Lumir Abdixhiku nuk e ka pasur dikë që t’i bëjë karshillak në udhëheqje, as brenda e as jashtë partisë. Ka nisur me vizionin e tij për rikthimin e LDK-së.

Ka caktuar njerëzit, direktivat e synimet e partisë.

Siç e keni parë të gjithë, LDK nuk ka marrë rezultatin që e ka kërkuar. Secili brenda LDK-së, duke nisur nga vetë Abdixhiku e kanë pranuar se LDK nuk përformoi ashtu siç e prisnin.

Kanë mbetur partia e tretë në zgjedhje, me një rritje jo aq të madhe kur dihet se dalja në zgjedhje ishte rekorde. Vetëvendosja po ashtu nuk u ulë shumë, kur dihet keqqeverisja, korrupsioni masiv, mos puna kolosale, sanksionet nga BE, nënshkrimi i marrëveshjes me autonomi dhe 100 super skandale të tjera.

Për këto arsye, një pjesë e partisë po i kërkon Abdixhikut përgjegjësi. Përgjegjësi të cilën ai vetë ka thënë se do ta japë dhe e ka pranuar se e ka.

Çfarë të keqe paska tash ti kërkohet rikonfirmim, pas një rezultati të pakënaqshëm zgjedhor?

Madje, Abdixhiku, nëse është lideri që thotë se është, vetë do të duhej të kërkonte hapje të procesit zgjedhor brenda partisë. Nëse fiton prapë, veç e forcon pozicionin e vet. Nëse nuk fiton, punë e madhe, e udhëheqë dikush tjetër, ndërsa ai duhet të ndihmojë në rimëkëmbjen e premtuar.

Abdixhiku vetë e ka marrë si referencë para zgjedhjeve rezultatin e LDK-së në zgjedhjet lokale. Aty LDK doli parti e parë me vota për asamble komunale dhe fitoi kryeqytetin, Prishtinën.

Pra, sipas vetë përcaktimeve tua, ke hyrë në garë si partia më e madhe në Kosovë me Prishtinën të LDK-së.

Në asnjë rrethanë ky rezultat i arritur në zgjedhjet e fundit s’është i kënaqshëm. Si të tillë e ke pranuar edhe vetë.

Mos e bëni problem një situatë që do të duhej të ishte shembull. Si Vetëvendosja autokratike ka sa të duash.

Ne na duhet demokraci brenda partive që të ketë demokraci brenda institucioneve që të ketë demokraci në Kosovë.

Kujt i pengon fjala e lirë, dëshiron rrol servili e sjellje struci shkoni vëlla në Vetëvendosje.

Aty iu shtypin mirë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit