Mehmetaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani duhet të flas përse vazhdoi tutje me dekretimin e Martin Berishajt, duke e pasur këtë informacion.

Nëse nuk e ka pasur këtë informacion ai ka thënë se duhet të shkarkoj shefin e AKI-së për mos-informim.

“Llogaria që Vjosa Osmani duhet ta jap për Martin Berishajn. Sipas dokumenteve të dala nga organet e sigurisë së Kosovës, Martin Berishaj, ishte duke u paguar nga GEN-I Beograd në kohën kur u vendos të bëhej ambasador. Ai paguhej në bankat e Kosovës. Për t’u dekretuar si ambasador Berishaj duhej të merrte certifikatën e sigurisë, se pa të nuk emërohesh dot. AKI-ja e ka ditur që Martin Berishaj paguhej nga Beogradi. Atëherë përse e kanë pajisur me certifikatë të sigurisë? Vjosa Osmani duhet të tregojë përse ka vendosur të shkojë tutje me Martinin duke e pasur këtë informacion nga organet e sigurisë, ose duhet të thotë se ky informacion nuk i ka ardhur asnjëherë dhe kështu ta shkarkojë shefin e AKI-së për mos-informim.

Tjetër skenar nuk ka: nëse e ke ditur se paguhet nga Beogradi, përse e dekretove? Nëse AKI nuk të ka informuar për diçka që e ka ditur, shkarkoje shefin e AKI-së për fshehje të informacioni vital. Sa i përket Vetëvendosjes, s’kemi çka i pyesim. Ata e kanë bërë ambasador pikërisht se kishte këtë lidhje me Beogradin.”, ka shkuar Mehmetaj.