7.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Mehmetaj: Problemet në KQZ, i konvenojnë Vetëvendosjes

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po përballet me vështirësi të mëdha edhe tre ditë pas fillimit të procesit të numërimit të votave të deputetëve dhe verifikimit të atyre të partive. Gjatë këtyre ditëve, janë shfaqur probleme teknike dhe organizative që kanë ngadalësuar procesin e numërimit të votave.

Në këtë linjë, gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur dyshime se këto probleme teknike mund të kenë përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në momentin kur e kam parë që VV0ja duke u ankuar rreth KQZ-së, për arsye komplet të kuptueshme. Qysh është ajo puna me Listën Serbe, ku vetë njëherë e kishin certifikuar si organizatë që i plotëson krejt kushtet për të garuar e pastaj vetë inskenofshin situate, kinse s’po dojmë me lënë me marrë pjesë në zgjedhje. Gjithashtu ankesa të tjera ne raport me KQZ-në, e kam pas kuptuar që VV-ja ose i frikësohet enjë rezultati jo të pëlqyeshëm për ta ose po e përgatitë terrenin pa e ditë rezultatin, që ne momenti kur të ndodhin zgjedhjet, nuk iu pëlqejnë rezultati me kriju inskenime të tilla”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Një tjetër aspekt që Mehmetaj theksoi ishte ndërhyrja – deri tani e pasqaruar se nga erdhi – në rezultatet e zgjedhjeve, e cila, sipas tij, kishte një ndikim të madh në perceptimin e publikut.

Ai tha se kur VV-ja pa se ka arritur jo më shumë se 40 për qind, ka mobilizuar forcën e saj për të krijuar një imazh fitues.

“As nuk e kam më të voglin dyshimin, qysh që si atë natë, kur ndodhi ajo ndërhyrja. Hajde po flasim për këtë që ka ra sajti, është krejtësisht e zakonshme. Por kur ndodhi ajo ndërhyrja në rezultate, dhe u përhap me aq shpejtësi nga mediat e afërta e VV-në, plus anëtarët e VV-së e kuptova që kjo ishte një tendencë e VV-së me e përmbyse situatë, e cila i plagosi fillimisht.

Siç e dini edh këtu në studio edhe ne rrjete sociale, kur doli rezultati dhe u pa që VV-ja është te 40 për qindëshi ata e përjetuan si humbje. Edhe vazhdojnë ta përjetojnë si humbje.

Kë një mobilizim prej brenda, hajde ta përkthejmë situatë sikurse është fitore sepse po kuptohet qartë se pasmi humbur.

Çfarë po ndodh aktualisht në KQZ, për mendimin tim, ende pa prova e fakte, është e lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo situatë i konvenon në disa aspekte. Së pari, për të komprometuar procesin. Së dyti, për të përgatitur kushtet që do të çojnë në shkaktimin e vonesave, që unë besoj se ata do të përpiqen të shkaktojnë. Ata e dinë që nuk mund të formojnë qeverinë e re, dhe nga ana tjetër, nuk duan që opozita të marrë mundësinë për të krijuar një qeveri ndryshe nga ajo e Vetëvendosjes”, ka shtuar Mehmetaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit