Gazetari Lirim Mehmetaj tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani “e ka kompleks” Presidente e parë grua të Kosovës, Atifete Jahjagën, të cilën nuk e ftoi në një forum për gruan që e organizon ajo vetë.
“Dorën në zemër Jahjaga është bërë standard i paarritshëm për këta llomotitësit në politikë. Ajo punonte”, tha Mehmetaj.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani e ka kompleks Atifete Jahjagen…
Kur iu desh t’ia vilte frytet e punës, Vjosa Osmani i dilte në krahë Atifete Jahjagës, sikur në rastin me spitalin për fëmijët, i cili ekskluzivisht u ndërtua nga fonde të siguruara nga Jahjaga sa ishte presidente.
Tash as nuk e fton. Kaq mundet e kaq bën.
Atifete Jahjaga si për nga aktiviteti, si për nga dinjiteti si për nga pastërtia në sjellje si shtetare, ishte ekstremisht më lartë se Vjosa Osmani.
Dorën në zemër Jahjaga është bërë standard i paarritshëm për këta llomotitësit në politikë. Ajo punonte.
Ku janë feministet e pushtetit që s’po reagojnë?
Apo kur nuk është në pyetje ndonjë grua e Vetëvendosjes bën të ofendohet, të mos ftohet, të tallet të përçmohet…