17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Mehmetaj për opozitën shqiptare në RMV: Po paguajnë të rinjtë e Kosovës të angazhohen në fushatë

- Advertisement -

Gazetari Lirim Memetaj, ka thënë se blloku i opozitës shqiptare, VLEN, – ku bëjnë pjesë edhe disa anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje – po paguan me “shuma të majme” të rinjtë e Kosovës për tu angazhuar në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Duke paralajmëruar se këtë do ta publikoj të plotë dhe me fakte në ditët në vijim, Mehmetaj ka thënë këtë po e bëjnë “që të krijohet përshtypja se si e gjitha shqiptaria”.

“Ky grupi, VLEN, që ma shumë i shkon flenë, po paguan me para kesh të rinjtë të Kosovës, që po i thërret të angazhohen për fushatë në Maqedoni. Ideja prapa kësaj qëndron në faktin që të krijohet përshtypja se si e gjitha shqiptaria p bëhet krah tyre dhe të vij kjo fryma e ndryshimi me demek si në Kosovë. Dhe pagesat po i bën kesh. Aktualisht ka të ri të Kosovës, i kam të dëshmuar me emra… sapo i kam të plotësuar do të dal me emra se si këta po i bëjnë thirrje të rinj të Kosovës të përfshihen politikisht në Maqedoni. Po i paguajnë me shuma të majme. Se a janë ato para të VV-së, apo kanë rruga të tjera të financim këtë nuk e kam kuptuar ende”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit