“15 mijë euro të tjera për propagandë me influencë serbe”…
Kështu e përshkroi gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj krejt farsën e ndarjes së një shume kaq masive nga buxheti i shtetit për një libër të Shkelzen Gashit, ish-këshilltarit të deputetit Albin Kurti, për masakrat në Kosovë.
Sipas Mehmetajt, libri i Gashit përfaqëson një tentativë krejtësisht karikatureske për kinse grumbullim të masakrave, duke dështuar, sipas tij, të paraqesë historinë në mënyrë objektive dhe madje duke e shtrembëruar atë.
Postimi i plotë:
15 mije euro te tjera per propagande me influence serbe…
Libri i servilit te Albin Kurtit, pervec qe eshte i dobet, i varfer, i shkruar keq, eshte liber qe nuk e tregon historine objektivisht, madje e shtremberon.
Ne nje tentim krejt karikaturesk te kinse grumbullimit te masakrave te ndodhura ne Kosove ne nje liber, shkelzen gashi vecse ka replikuar natasha jandiçin, sic ben gjithmone.
Normalisht, qeveria e Kosoves e mbeshtet kete poshtersi dhe jep para.
E vetmja here kur do ia vlente te ndaheshin para per kete liber, eshte per t’i blere te gjitha kopjet dhe per t’i zhdukur.