Gazetari Lirim Mehmetaj e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit dhe për mungesën e koordinimit me ShBA-në.
Mehmetaj u shpreh se Kurti duhet të hetohet se nga i ka linjat e punës.
“Ndoshta është mirë me fillu me shqyrtu ka janë linjat e punës që i bën, është mirë me hetu, është e qartë, është literaturë bazë. Ose duhet të jetë çmenduri ose duhet të jetë interes i caktuar, sepse nuk ka lidhje me Kosovën, ose dyjat bashkë. Në momentin që dikush e cenon raportin me ShBA-të, këtu ka problem. Nëse qenka arsyeja legaliteti, atëherë pse nuk po zbatohet vendimi për targa”.
Tutje, ai tha se në Kosovë duhet të ketë një revoltë të madhe popullore dhe t’i kërkohet Kurtit dorëheqja.
Sipas tij, Kurti nuk ka pasur fare koordinim me ShBA-të, sipas tij, kryeministri i Kosovës është mashtrues.
“Problemin kryesor e kam me kryeministrin mashtrues, Albin Kurtin… Gjatë ditës, Hovenier tregoi që në mungesë të koordinimit është bërë ndërhyrja në veri. Pastaj, doli kryeministri tha që janë në koordinim të plotë me ShBA-të. Hovenier tha se nuk ka komunikim fare në raport me atë që ka ndodhur”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kurti historikisht ka qenë kundër ShBA-së.
“Kurti ka pasur problem si ka ndodhur bombardimi i NATO-s, ai ka pasur problem me KFOR-in, e ka quajtur fuqi kolonialiste, ai dhe VV e kanë sulmuar ambasadoren amerikane Jackobson, ai ka thënë se aleanca me Amerikën është e së kaluarës jo e së ardhmes”, është shprehur ai.