23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Mehmetaj për Kurtin: E ka shndërruar Kosovën në epiqendër të mafisë energjetike në Ballkan

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmeta shkroi se deputeti që ushtron edhe postin e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, “e ka shndërruar Kosovën në epiqenër të mafias energjetike në Balkan”.

Kosova tashmë është shndërruar në një nga epiqendrat e krimit energjetik me qindra miliona që vidhen nga kosovarët e derdhen në trafostacionin e grupit kriminal para-politik që në publik njihet si Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Postimi i plotë.

Albin Struja e ka shndërruar Kosovën në epiqendër të mafias energjetike në Ballkan…

Nga Greqia me Dejona Mihailin, me NOA-n e Gentian Sules në Shqipëri, Nagip Krasniqin në Kosovë e Martin Berishajn në Serbi, Albin Struja është shtrirë mirë në rrjetin e merimangës ballkanike të mafias energjetike.

Kosova tashmë është shndërruar në një nga epiqendrat e krimit energjetik me qindra miliona që vidhen nga kosovarët e derdhen në trafostacionin e grupit kriminal para-politik që në publik njihet si Lëvizja Vetëvendosje.

Këta këlysh shake na prezantuan me një tjetër lloji harbutërie duke rrëmbyer çka patëm e plaçkitur çka pritej të kishim dhe gjithë këtë masakër e servuan të mbështjellur nën shtof patriotësh.

Të ngjashme

Të fundit