Gazetari Lirim Mehmetaj ka dhënë detaje të reja në “Debat Plus” lidhur me raportimet e tij të fundit për kompaninë “Noa Energy Trade”, e cila është në mesin e 8 kompanive më të mëdha në Kosovë, sipas të dhënave për vitin 2024.
Në hulumtimet e tij rreth këtij rasti, Mehmetaj gjeti se kjo kompani e kishte falsifikuar adresën të cilën e vizitoi ditë më parë. Noa Trade Energy, ndonëse kompani multimilionëshe, rezulton se i kishte të regjistruar vetëm 2 punëtorë.
Krejt kjo sitautë, sipas Mehmetajt, shpërfaq absurdin e qeverisë në detyrë që trumpetonte ‘luftë kundër kritimit dhe korrupsionit’, ndërkohë që njëra ndër kompanitë me fitimin më të madh në Kosovë operon në mënyrë fiktive.
“Kjo është vetëm për të shpërfaqur anomalinë e faktit që një qeveri e cila thotë që ‘unë e luftoj krimin dhe korrupsionin’ këqyre ku e ka një kompani fiktive, një kompani që ATK-ja vetë thotë që e ka adresën qetu dhe del që s’e ka dhe askush akoma prej qeverisë apo prej institucioneve nuk ka ndëarrmarrë asnjë hap në këtë drejtim.” – tha Mehmetaj.