Gazetari Lirim Mehmetaj ka nxjerrë në pah lidhjet e investitorëve të kompanisë që fitoi tender për ndërtimin e një fabrike për përpunimin e nënprodukteve shtazore në Kosovë, duke shpjeguar se pas saj qëndron Muamer Ragipoviq – një investitor me shtetësi serbe dhe lidhje të afërta me rrjete politike e propagandistike që avancojnë agjendën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas Mehmetajt, Ragipoviq është një figurë e njohur në fushën e mediave në Serbi dhe luan rol kyç në shpërndarjen e propagandës që përkrah politikat e Beogradit zyrtar dhe rehabilitimin e figurave të dënuara për krime lufte.
“Krejt ky rrejt i mediave, i cili i është rrjet i strukturuar i mirëmbajtjes së politikave së Vuçiqit dhe rikthimi të dënuarve të luftës si heronj të Serbisë. Këto dy rrëfime i përcjellin.
Pjesë e krejt i këtij organizimi është ai ‘boshnjaku mysliman’ (Muamer Ragipoviq), i cili çuditërisht fiton tender prej Qeverisë së Kosovës. Ky pra, që merr pare prej Vuçiqit për të shpërndarë propagandë , çuditërisht ka ardhur në Kosovë, edhe ka fituar me një kompani tender, funksionalizmin e fabrikës për mbetjes shtazore. A di ku është çudia e madhe.
Sipas gazetarit, kur kompania në fjalë fitoi tenderin publik, Ragipoviq zotëronte ende 30 për qind të aksioneve.
“Në momentin kur e ka fituar kjo kompania KS dhe IT thirrjen publike, në atë moment ka qenë akoma pronar me 30 për qind të aksioneve ky boshnjaku. Në momentin që fitohet tenderi multimilionëshe, përmes subvencioneve dhe fabrika 10 milionëshe, ai i shet aksionet për 3 mijë euro”, tha Mehmetaj ndër të tjera.