Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila paditi ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, me të cilin dëgjohej duke biseduar në incizimet e publikuara nga Nacionale.
Mehmetaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky veprim i Kusari-Lilës dëshmon që biseda ishte autentike.
Ai ka folur edhe për paralajmërimin e Kusari-Lilës për ta paditur Nacionale, duke thënë se mediumin do ta padis për shpifje, që sipas tij, njëra padi rrëzon tjetrën.
“Mimoza Kusari-Lila e paska paditur Slavko Simicin per incizim te paautorizuar, duke deshmuar keshtu vete se biseda ishte autentike, derisa mediumin qe e ka publikuar e ka paditur per shpifje, duke aluduar keshtu se permbajtja ishte e pavertete. A po e kuptoni absurdin? Njera padi e rrezon tjetren. Nese e padite Simicin per audioincizimin atehere ai nuk eshte shpifje dhe nese e padite mediumin per shpifje atehere aludimin e ke se cfare eshte publikuar eshte e pavertete.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Mimoza Kusari-Lila e paska paditur Slavko Simicin per incizim te paautorizuar, duke deshmuar keshtu vete se biseda ishte autentike, derisa mediumin qe e ka publikuar e ka paditur per shpifje, duke aluduar keshtu se permbajtja ishte e pavertete.
A po e kuptoni absurdin?
Njera padi e rrezon tjetren. Nese e padite Simicin per audioincizimin atehere ai nuk eshte shpifje dhe nese e padite mediumin per shpifje atehere aludimin e ke se cfare eshte publikuar eshte e pavertete.
Mendoni se Kusari-Lila nuk e kupton kete banalitet? Normalisht se e kupton. Por, ajo mendon se mbi 40% jane analfabete funksionale, sepse keshtu i ka thene kryeministri.
“Dhe kaq na mjaftojne per te fituar”, mendojne keta.
Zgjedhjet do t’iu tregojne se analfabetete e vertete jane vete dhe ate 100%.