Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për lirimin nga akuza të Glauk Konjufcës, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
“Nga sot, kushdo që është i interesuar, mund të marrë bombola gazi lotsjellës dhe t’i hedh në qytet, por edhe në ambiente të institucioneve të Kosovës, sepse sipas Gjykatave të Kosovës kjo nuk është vepër penale.
Kështu thotë vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë që e ka liruar nga akuza Glauk Konjufcën për këtë vepër, përkundër se i njëjti e ka pranuar vetë publikisht me 14 mars 2019.
Pra, kurdo që dëshironi, sipas gjykatave në Kosovë, lirisht mund të përdorin gazlotsjellës nëpër institucione, sepse është veprim i lejueshëm.
Kosova, kjo demokraci që po lulëzon”, shkruan Mehmetaj.