22 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Mehmetaj: Partia Guxo ka deklaruar seli fiktive, sikur kompania NOA

- Advertisement -

Në emisionin Debat Plus gazetari Lirim Mehmetaj kritikoi përpjekjet për ta arsyetuar fjalorin e Kurtit gjatë fushatës, duke e cilësuar si gjuhë elektorale.

“Ramabaja paraprakisht tentoi me e arsyetu, tu thanë që ka qenë gjuhë elektorale – praktikisht po thotë që rrena lejohet në fushatë. Unë mendoj që nuk lejohet.”

Mehmetaj iu drejtua ish deputetit të Vetëvendosjes, z. Dugolli, me kërkesën për një koment të sinqertë, duke i kujtuar atij përmbajtjen e raportit zyrtar të auditorit Ymer Shatri, që sipas tij tregon se partia Guxo ka deklaruar një seli qendrore që nuk ekziston në mënyrë faktike.

“Ka dalë një raport i auditimit për partinë politike Guxo… subjekti politik ka deklaruar adresën e selisë qendrore Rruga Tringë Smajli, hyrja 1, nr. 3, megjithatë nuk është paraqitur asnjë kontratë qiraje, dëshmi për shpenzime të zyrës, fletëposedimi apo dokumentacion për donacion për atë hapësirë.”

Ai e krahasoi këtë situatë me rastin e njohur të kompanisë NOA, që ka vepruar në mënyrë të ngjashme.

“Është pak a shumë sikur kjo kompania NOA, që ka deklaru diku, por nuk ka dalë. Dhe po thuhet se pasqyrat financiare të subjektit politik për vitet 2023–2024 nuk reflektojnë asnjë aktivitet financiar, përveç gjobave – pavarësisht që subjekti ka pasur aktivitete.”

Mehmetaj theksoi se partia Guxo ka qenë pjesë e listës së përbashkët me Vetëvendosjen dhe Alternativën, dhe për këtë arsye bart përgjegjësi politike.

“Ta keni parasysh që Lëvizja Vetëvendosje ka pas edhe listë të përbashkët me partinë Guxo dhe me Alternativën. Praktikisht është një opsion politik.”

Në fund, ai kërkoi nga kryeministri Kurti që t’i trajtojë me seriozitet konstatimet e raportit zyrtar të auditimit. “A është e frikshme me i lanë copa të buxhetit në dorë një partie që e gënjen edhe adresën e selisë qendrore? Dhe a bën thirrje nga kjo studio që z. Kurti ta trajtojë me seriozitetin që i takon këtë raport?” ishte pyetja që mehmetaj i drejtoi Dugolli.

Të ngjashme

Të fundit