Mehmetaj para mediave ka deklaruar se i ka ofruar ndihmë prokurores së rastit, Rukije Shasivari, duke i thënë se nëse ka presion nga dikush, mediat do të jenë në anën e saj.
“Unë nuk pata çka me deklaru, as nuk mora avokat, sepse nuk e trajtoj proces të rregullt ligjor. Prokurores i ofrova ndihmë, i thash kushdo që ka bërë presion, ne jemi në anën tende, dhe mundemi me ekspozu atë lloj shantazhusi që të ka detyru dhe obligu me përfshi vetën në këtë gbaim, që mundet me kushtu edhe me karrierë, ulje page.” – ka thënë ai.
Mehmetaj është pyetur se nga kush është paditur, dhe si përgjigje, ka dhënë emrin e deputetit Dimal Basha.
“Mu më ka bë kallëzim penal pushteti, përmes deputetit fashist Dimal Basha. Z.Basha, e ka bërë një pretendim që disa qytetari të një rajoni të Kosovës kanë mangu diçka nga disa qytetarë, ai ka nënkuptu që qytetarët e Drenicës që vijnë në Prishtinë, duhet mos me pasë kërkesa të shtuara, qysh thotë ai, “po lypin me u nxe”.” – ka thënë ai.
Mehmetaj u shpreh se është ekspozuar gjuha fashiste, dhe për këtë, ai u akuzua se “ka krijuar mosdurim dhe përçarje”.
“Këtë gjuhë fashiste e kam ekzposu, unë përfundoj këtu, paramendojeni me çfarë akuze, se kam kriju mosdurim dhe përçarje…Prokurorja u shihke që është e shqetësume, që nuk është rehat. Tash mbase gjindet në një dilemë që nuk do ta kisha parë askënd.” – tha ai.
Çka ndodhi?
Gazetari Lirim Mehmetaj të martën njoftoi se është ftuar për t’u paraqitur në Prokurori për veprën “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Ai madje tha se “po i përgatitej një arrestim nga pushteti”.
Kjo shkaktoi reagime të shumta, derisa nuk duhet harruar edhe arsyen se pse u ftua për intervistim. Krejt kjo lidhet me disa reagime të tij ndaj deputetit të VV-së, Dimal Basha.
Ky i fundit kishte bërë deklarata raciste ndaj qytetarëve nga rajoni i Drenicës, duke u shprehur:
“Është marrëveshja e KOSTT-it, për përmirësimin e rrjetit energjetik, e kemi ngohtoren e Prishtinës. Kush është ai njeri, se krejt këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, lypin me u nxe dimrit, ama nuk votojnë marrëveshje që e rrisin kapacitetin e ngrohtores në Prishtinë.”