2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Mehmetaj: Osmani ka vendosur t’i nënshtrohet Kurtit për të qëndruar në pushtet

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pasur një “tension” gjatë diskutimit të tyre në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

Lidhur me këtë, Lirim Mehmetaj, analisti politik, ka theksuar se rivaliteti mes tyre ka qenë evident që në garën për kryeministër në vitin 2019, ku edhe pse Kurti fitoi, Osmani mbeti një konkurrente e fortë.

Sipas Mehmetajt, Osmani ka pasur dy rrugë për të vazhduar karrierën politike: të mbetet në opozitë ose të pranojë një pozicion faktik në politikë.

Megjithatë, sipas tij, ajo ka zgjedhur rrugën e dytë duke “iu nënshtruar Kurtit”.

“Në vitin 2019 kanë garuar dy njerëz për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, edhe me një numër të tepët të voge të votave ka fituar Albin Kurti. Këto kanë treguar se janë dy konkurrentë pothuajse të barabatrë, aty Vjosa Osmani i ka pasur dy rrugë, me qëndru në opozitë edhe me i bërë opozitë Kurtit edhe me marrë pozicion faktikë në oliti, ose me iu nënshtru qysh ëshët nënshtruar më pas, pra kjo ka vendos për këtë të dytën”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai ka shtuar se aktualisht ata janë në një bashkëpunim të tensionuar, ku valuta kryesore është “mashtrimi”.

Mehmetaj ka shprehur bindjen se për të mbajtur pushtetin, presidentja Osmani duhet të vazhdojë të “mashtrojë për kryeministrin Kurti”, ndërsa Kurti e mban në pushtet duke e përfituar nga kjo situatë.

“Për me pas tension real duhet me pas të themi fuqi reale të dy anshme… Këta tash janë në një bashkëpunim, ku valuta e raportit është mashtrimi, Vjosa Osmani për më qëndru në pushtet duhet me mashtru për Kurtin, e Kurti e mban në pushtet sepse i vyen për të mashtruar për të”, ka deklaruar Mehmetaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit