6.6 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Mehmetaj: Opozita me 52 deputetë ka më shumë gjasa për formimin e qeverisë sesa VV-ja me 48

- Advertisement -

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka komentuar mundësinë e formimit të Qeverisë pas certifikimit të rezultateve, duke theksuar se opozita ka gjasat më të mëdha për të marrë pushtetin.

Ai ka thënë se LVV-ja, e cila ka 48 deputetë, është më larg arritjes së shumicës prej 61 votash, ndërsa opozita, me 52 deputetë, është më afër realizimit të kësaj shumice.

“Këtu përfundon, gjasat pse i ka opozita më të mëdha është se i ka 52 deputetë LVV-ja i ka 48 deputetë. Lojërat politike se si bëhen pastaj është tjetër temë. Por, 52-shi është më afër 61-shit se 48-shi. Kaq”, ka deklaruar Mehmetaj në Debat Plus.

Nga ana e LVV-së kanë deklaruar se do ta formojnë Qeverinë e re pas certifikimit të rezultateve.

Deri më tani, disa kandidatë për deputetë nga partitë e pakicave joserbe, në mbështetje të të cilëve LVV-ja ka llogaritur, ose kanë vendosur kushte, ose nuk janë pozicionuar ende për një bashkëpunim të mundshëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit