-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Mehmetaj nxjerr librin tronditës ku tregohet se “Millosheviqi e donte Surroin kryeministër të Kosovës”

- Advertisement -

Roberts kujton një bisedë me Millosheviqin i cili e dëshironte asokohe publicistin Veton Surroi për kryeministër të Kosovës në vend të Bujar Bukoshit.

Millosheviç foli me nota pozitive për takimin dhe përmendi Veton Surroin në veçanti si kryeministër (të Kosovës) në vend të Bujar Bukoshit”, shkruante Roberts në librin e tij.

Mehmetaj shkroi në rrjetin e tij në Facebook se “Millosheviç-i kishte problem me shqiptarët, por jo me Veton Surroin. Njëjtë, Surroi kishte problem me shqiptarët, por jo me Millosheviç-in”.

Postimi i plotë:

Sir Ivor Roberts, ish-ambasador britanik në Serbi: Millosheviç e donte Veton Surroin për kryeministër të Kosovës

Ivor Roberts ishte ambasador i Britanisë së Madhe në kohën e luftërave në Jugosllavi. Mandatin e kishte përfunduar në fund të vitit 1997.

I indinjuar me një libër të Richard Holbrook – negociatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – për shkak se i ngjante që diplomati amerikan kishte paraqitur tendenca të nënvlerësimit të rolit të aktorëve evropianë, Roberts po sa u kthye nga misioni, me kujtimet e freskëta dhe shënimet e marra nga takimet, filloi shkrimin e një libri.

Kur deshi ta botonte, qeveria britanike nuk e lejoi. I pohuan se do të përbënte shembull të keq që kaq shpejt një ambasador të zbulojë biseda me një kryetar të një shteti tjetër.

Ndryshe nga Holbrooke, që prezantonte një negociator të përzgjedhur, ti si ambasador je zëri zyrtar i shtetit, prandaj rasti yt dallon, i kishin thënë.

Roberts e futi draftin e librit në sirtar dhe vazhdoi me jetën e tij.

Për fatin tonë të mirë, Robertsin e thirrën në telefon shumë vjet më vonë. Kur kishte kaluar kaq shumë kohë, tash ai qe i lirë ta botonte librin.

E botoi në anglisht në vitin 2016 me titullin “Biseda me Millosheviç-in”.

Në faqen 206 të librit, Roberts tregon për një nga këto biseda dhe përmend një fakt shokues në lidhje me Veton Surroin.

Ai dëshmon se si Kasapi i Ballkanit Millosheviç, kishte simpati për Surroin dhe e shihte si udhëheqësin e Kosovës nën regjimin e tij në Serbi.

Derisa Roberts po ia kërkonte Millosheviç-it zmbrapsjen e trupave ushtarake dhe po i thoshte se pa këtë hap Ibrahim Rugova do ta kishte të vështirë përfshirjen në dialog për zgjidhje, Millosheviç kthen fokusin tjetër kah.

“Millosheviç foli me nota pozitive për takimin dhe përmendi Veton Surroin në veçanti si kryeministër (të Kosovës) në vend të Bujar Bukoshit”, shkruan Roberts.

Millosheviç-i kishte problem me shqiptarët, por jo me Veton Surroin.

Njëjtë, Surroi kishte problem me shqiptarët, por jo me Millosheviç-in.

Është tronditës dhe i pashpjegueshëm fakti që sot Surroi është një nga këshilltarët e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës së pavarur, kundër të cilës u angazhua aq shumë serbofili me prejardhje nga një fshat afër Kukësit, Surroi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit