25.8 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Mehmetaj nxjerr letrat: Kurti fshihej në dollap më 1999, mikja e ngushtë e tij thoshte që “nuk është pjesë e UÇK-së”

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj u është referuar dy artikujve të asaj kohe – 1999 – për të përcaktuar qëndrimet “prej guximtari” të Albin Kurtit.

Një artikull i “Salon” ku citohet një mike e tij – bashkëthemeluese e KAN, organizata e cila pastaj u shndërrua në Lëvizjen Vetëvendosje – dhe një tjetër i Los Angeles Times që shkruan për arrestimin e Albin Kurtit i cili po fshihej në një shtëpi të një fqinji.

Postimi i Mehmetajt:

Ehh, çfarë jete… nga strukja në dollap rrobash e mohimi i UÇK-së dikur, në trimin sypatrembur sot

Bashkëthemeluesja e organizatës KAN – nga e cila më pas rrodhi Lëvizja Vetëvendosje – Alice Mead, në përpjekjet e saj për ta liruar Albin Kurtin nga burgu i Serbisë, ankohej në mediat ndërkombëtare se Serbia po dëshiron ta dënojë Kurtin pa të drejtë si pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa ai nuk ishte pjesë e UÇK-së.

Në shkrimin e gazetares Laura Rozen të datës 25 qershor të vitit 1999, prononcohet Alice Mead, për shqetësimet e saj për rastin e Kurtit.

Ja çfarë thuhet në shkrimin me titull “Të burgosurit e luftës”.

“Alice Mead, një aktiviste për të drejtat e njeriut e përfshirë me punë në Kosovë, thotë se Kurti mund të ballafaqohet me gjykim në Serbi dhe mund të dënohet me vdekje, nëse dënohet si pjesëtar i UÇK-së, por që ai nuk ishte (pjesë e UÇK-së)”.

Mos të harrojmë, kjo ishte mikja e ngushtë e Albin Kurtit.

Është edhe një tjetër shkrim në Los Angeles Times, që tregon, pos tjerash, edhe momentin kur Albin Kurtin, bashkë me babë e me vëllezër, e kishin arrestuar forcat serbe.

Siç tregon teksti, Kurti po fshihej në një shtëpi të disa komshinj.

Shkrimi nuk e thotë me saktësi, por besohet se Kurti ishte strukur brenda një dollapi gardërobe.

Paramendojeni, sot për një pjesë të mirë të popullit të Kosovës, Kurti – që fshihej dollapëve të botës e mohonte çfarëdo lidhje me UÇK-në në burg – merret si simbol i guximit.

Për më tepër, është me librezë edhe veteran.

Derisa mijëra djem të rinj, sokolë të vërtetë, bënin luftë të paepur me armikun, Kurti palosej pas fustaneve.

25 vjet më vonë, ky skuth u ligjëron shqiptarëve për trimëri.

Ehh, çfarë jete…

Të ngjashme

Të fundit