Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar për deklaratën e presidentes, Vjosa Osmani, në të cilën kjo e fundit mbronte vëllain e saj që është punësuar në Bankën Qendrore të Kosovës.
Në këtë deklaratë Osmani thotë se vëllai i saj e ka merituar atë pozitë pasi ka një përvojë të gjatë të punës dhe se nuk është analfabet.
E për këtë, Mehmetaj ka thënë se “nëse nuk je vëllai i Vjosa Osmanit, atëherë je analfabet”.
“Ky popull ia ka jep besimin, kjo atë besim e ka kthy në miliona për vete, i ka punësu familjarët dhe në fund i ofendon të gjithë si analfabetë, përveç nëse je vëllai i saj.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
Nëse nuk je vëllai i Vjosa Osmanit, atëherë je analfabet
Pasi vëllai i saj kapi super punë në Bankën Qendrore të Kosovës po thotë ai e meriton se të tjerët janë analfabetë.
A po e kuptoni sa thellësisht kjo i urren qytetarët e Kosovës.
Për mos me qenë analfabet duhet me qenë vëllai i Vjosa Osmanit.
Nëse je vëllai i Vjosa Osmanit çfarëdo pune është meritore. Nëse je kushdo tjetër në Kosovë, atëherë je analfabet dhe nuk meriton punë.
Bravo ju qoftë.
Ky popull ia ka jep besimin, kjo atë besim e ka kthy në miliona për vete, i ka punësu familjarët dhe në fund i ofendon të gjithë si analfabetë, përveç nëse je vëllai i saj.