11.8 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Mehmetaj në disponim, shkruan ‘analizë’ të hollë për Bahtirin, pastaj tallet: “Hajgare bre, se është analfabet”

- Advertisement -

Lirim Mehmetaj duket se e ka gjetur veten në disponim për të shkruar për Agim Bahtirin, pos’ të ishte shembull nga “Princi” i Makiavellit – dhe krejt në fund e pranoi talljen se “është hajgare”.

“Kur Glauk Konjufca e pati quajtur akademik, ne e keqkuptuam. Menduam se ishte shaka”, e nis analizën ironike Mehmetaj.

Postimi i plotë:

Ideologu dhe princi

Agim Bahtiri paska deklaruar se ai nuk është më Agim Bahtiri.

Kjo është plotësisht e saktë.

Agim Bahtiri nuk është emër i përveçëm, por ideologu dhe ati themeltar i filozofisë politike të Vetëvendosjes, prapa të cilës fshihet gjithë ky sukses.

Kur Glauk Konjufca e pati quajtur akademik, ne e keqkuptuam. Menduam se ishte shaka.

E vërteta është se në Vetëvendosje Bahtirizmi (në literaturë e gjeni edhe si bashka-izmi) është thin-ideologji përmes të cilës Vetëvendosja kap suksese të papara elektorale në historinë e pasluftës në Kosovë.

Siç e keni vërejtur, karakteristikat e kësaj ideologjie janë: suspendim i menjëhershëm i trurit, mania e çmendur për luks në kurriz të mjerimit të pashpresë të popullit, abstenimi nga aftësia e nevojshme gjykuese, paturpësia në të gënjyer dhe mashtrim, niveli i theksuar i poshtërsisë në intrigë, asfiksimi i çfarëdo vlere, dëgjueshmëri e pakusht ndaj liderit, brutalitet i pa-limit i sjelljes dhe pirateria në buxhet të shtetit.

Thuhet se në një moment dobësie të tij, Albini e kishte pyetur ideologun Bahtiri, “a mos do na gjykojë për keq historia?”.

Dhe Bahtiri ia kishte kthyer: “Historia nuk ka kohë të jetë e drejtë. Si një kroniste e ftoftë, ajo do të na i gjykojë vetëm fitoret”.

P.S

Hajgare se s’i ka thanë kështu Bahtiri. Ai është analfabet. Si shumica dërrmuese në Vetëvendosje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit