20.2 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Mehmetaj: Me ditë unë që me statuse po e dëmtoj Faton Pecin në zgjedhje, 800 në ditë i bëj

- Advertisement -

Analisti politik, Lirim Mehmetaj  ka deklaruar lidhur me paralajmërimin e kandidatit të LVV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, për kallëzim penal ndaj disa gazetarëve dhe analistëve, mes të cilëve është përmendur edhe ai.

Në Debat Plus, Mehmetaj ka ironizuar me veprimin e Pecit, duke e quajtur të pakuptimtë pretendimin se postimet e tij në rrjetet sociale kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

“Se me ditë unë që me këso statuse po e dëmtoj Faton Pecin në zgjedhje, 800 në ditë i bëj. Nëse është qashtu, unë jam i lumtur. Herë thonë po e kritikon, ata po rriten, tash po ndikon”, tha ai.

Sipas Mehmetajt, postimet e tij janë thjeshtë aludime personale pa ndonjë ndikim konkret në procesin zgjedhor.

“Veç një mënyrë munesh me afektu rezultatin, se aty nuk ka as informatë të Exit Poll-it, as asgjë hiç, aty ka aludime dëshirore të miat për çfarë mundet me ndodhë. Ato nuk përmbajnë emra, numra votash apo aludime për fitore të ndonjë kandidati”, shtoi ai.

Mehmetaj tha me ironi se nëse postimet e tij konsiderohen ndërhyrje në zgjedhje, “atëherë thirrja e Kurtit ‘ju lutem dilni votoni’ është krim i dënueshëm automatikisht”.

Të ngjashme

Të fundit