Pasi Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, foli me pretendime për kinse shifra rekorde të prodhimit të grurit, gazetari Lirim Mehmetaj, e quajti “mashtrues patologjik” duke ia kthyer shifrat e vitit të kaluar që përkojnë thuajse identike me ato të pretenduara për “rekord” të sivjetmë nga ministri.
Postimi i Mehmetajt:
Ju thash qe rrene Peci, ky mashtrues patologjik.
Ama sot na e paska lehtesu edhe neve se e paska shperfaqe genjeshtren vete.
Paralajmeroi shifra rekorde te prodhimit te grurit sivjet duke kapur se paku 300 mije ton grure.
Kjo shifer, madje edhe me e larte, qenka arritur edhe vitin e kaluar dhe me gjase 10 vjetet e fundit po ashtu.
Shihni te dhenat zyrtare te vitit 2023 ku tregohet se rendimenti ishte mbi 303 mije tone grure.
Posto prape minister, shperfaqe edhe ndonje mashtrim.