Tregimin e vet për sovranitetit dhe integritim të serbëve të Kosovës në institucione të vendit e shembi vet Albin Kurti në konferencën e tij të sotme për media – ku tha se Serbia dhe Millan Radojçiqi kanë arritur të diktojnë se si të votojnë serbët e Kosovës në zgjedhjet parlamentare.
Për këtë gjë reagoi Lirim Mehmetaj, gazetar, i cili pyeti se “çka tash? Kush jep llogari?”.
Postimi i plotë:
Albin Kurti e pranoi se Serbia ka nderhyre ne zgjedhjet e Kosoves – cka tash? Kush jep llogari?
Kryeministri i Kosoves doli ne konference per media dhe tregoi se rezultati zgjedhor ne Kosove eshte diktuar nga Serbia.
E pranoi publikisht se shteti i Kosoves ka qene i paafte ta mbroje vullnetin e qytetareve te vet.
Tha se jane se paku 10 forma permes te cilave Serbia ka arritu t’i aplikoje per nderhyrje.
Tregoi se jo vec ne Veri, por nderhyrje kane ndodhur edhe thelle ne Kosove, sic eshte qyteti i Pejes.
Perkunder kesaj nderhyrje te pashembullt, e pranoi qe askush s’eshte arrestuar per gjithe kete nderhyrje, edhe pse i kane identifikuar edhe njerezit qe benin presion ne qendra zgjedhore.
Kur shihet se fitues te zgjedhjeve ne Kosove jane Vetevendosja (me te cilen bashkepunon Radojicic) dhe Lista Serbe (te cilen e kontrollon Radojicic), atehere eshte e qarte qe ketu kemi nderhyrje te Serbise.
Problemi eshte, cka tash? Kush jep llogari qe Serbia nderhyri ne zgjeshjet e Kosoves?