17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Mehmetaj: Kurti largohet nga pushteti vetëm përmes forcës

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar ngërçin politik që është krijuar me moskonstituimin e Kuvendit, duke thënë se Vetëvendosja dhe kryeministri Albin Kurti nuk largohen nga institucionet përmes rrugëve demokratike.

Sipas Mehmetajt, edhe nëse opozita arrin të fitojë 60 ose madje 70 deputetë, kjo nuk do të ketë ndikim në largimin e Vetëvendosjes nga pushteti, pasi, siç shprehet ai, Kurti ka një qëllim të qartë: të mbajë pushtetin.

“Vetëvendosja dhe Albin Kurti nuk largohen prej institucioneve përmes rrugëve demokratike. Edhe me 48 deputetët edhe me 28. E vetmja mënyrë për t’i larguar nga institucionet këta njerëz është përmes forcës. Sepse nuk dalin me ligj e rregulla. Le t’i fitoj opozita edhe 60 deputetë e 70, nuk largohen. Albin Kurti nuk ka ardhur pushtet ta lëshojë ndonjëherë, derisa të krijojë viktima të njëpasnjëshme, përveç vetes. Se kur vjen puna të vetja do të ik”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit