23 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Mehmetaj: Kurti del e thotë se 3% e mallit nuk ka ardhur, pra fiks ajo që e kanë raportu mediat

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit, Albin Kurti për aferën e Vajit dhe Grurit në rezervave shtetërore.

Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti me formulën e tij se mbi 40% e popullit janë analfabetë, ka provuar të arsyetojë arrestimet e sotme.

Ai tutje ka thënë se mediat kanë raportuar se 300 mijë euro të rezervave shtetërore janë paguar për mallra, por malli nuk ka ardhur, e nga na tjetër vetë Kurti del e thotë se 3% e mallit nuk ka ardhur.

“3 për qind e 10 milionë eurove janë 300 mijë euro. Pra, fiks ajo që kanë raportuar mediat.” – ka reaguar Mehmetaj.

Postimi i plotë:

Kurti, duke u mbështetur në formulën e tij se mbi 40 për qind e popullit janë analfabetë, ka provuar të arsyetojë arrestimet e sotme.

Shihni çfarë provoi të bëjë.

Mediat kanë raportuar se 300 mijë euro të rezervave shtetërore janë paguar për mallra, por malli nuk ka ardhur.

Kurti del e thotë vetëm 3 për qind e mallit nuk ka ardhur.

3 për qind e 10 milionë eurove janë 300 mijë euro.

Pra, fiks ajo që kanë raportuar mediat.

Por, ai beson se shqiptarët janë analfabetë funksionalë, siç e ka shkruar edhe në atë vizionin e partisë dhe beson se me kaq ia hedhë.

Ky është i rrezikshëm, por edhe i pamençur, prandaj bëhet tepër i rrezikshëm.

Për kujtese, ja çfarë thotë dokumenti i brendshëm i partisë i shkruar nga Kurti: Faqe 19, pjesa “Komunikimi është organizim”

“Thashethemet janë burim (dez)informacioni…”, “nuk bën ta nënçmojmë fuqinë e thashethëmës”.

“Ajo zhvillohet shumë në një popullsi sikurse kjo e jona në të cilën analfabetizmi funksional (ku qytetarët i dinë germat por bëjnë shumë gabime në drejtshkrim e gramatikë) ka përfshirë afër 40% të popullsisë”,

“Qëndrime të caktuara tonat në mjedise e kohë të posaçme duhet të përhapen pikërisht ashtu: pra, si thashethëma”.

Të ngjashme

Të fundit