Gazetari Lirim Mehmetaj ka adresuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për mënyrën si po interpretojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Sipas tij, interpretimet e VV-së i jepin Listës Serbe fuqi bllokuese ndaj konstituimit të Kuvendit.
“Po del Hekuran Murati, Albin Kurti e Albulena Haxhiu po thonë kqyre Gjykata është ka iu thotë që jeni të detyruar të votoni. Nëse s’votojnë s’bën. I teket Listës Serbe mos me marrë pjesë në seancë konstituive, bllokohet shteti. Këta pra po i jepin veto Listës Serbe në bllokim të shteti të Kosovës. Kjo është për të treguar nivelin e ahmakllëkut që e kanë këta.
Sipas VV-së, partia që del fituese, nuk i takon vetëm propozimi po i takon ulësja e kryetarit të Kuvendit. Nëse është kështu pse ka nevojë për të votuar për kryetar të Kuvendit. Pse s’bëhet me automatizëm. Pse duhet më votu për kandidatin e partisë së parë, nëse kandidati i partisë së parë me automatizëm e merr pozitën e kryetarit të Kuvendit…”, ka thënë Mehemtaj në Debat Plus.