6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Mehmetaj kritikon Taravarin: Po luan me dy strategji, herë evropian e herë nacionalist

- Advertisement -

Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia, analistët dhe gazetarët kanë diskutuar mbi debatin e parë presidencial ndërmjet dy kandidatëve shqiptar në këtë garë, Bujar Osmanin nga BDI dhe Arben Taravarin nga opozita shqiptare.

Gazetari, Lirim Mehmetaj, duke komentuar një deklarim të Taravarit –  ku ka thënë se është kandidati i vetëm shqiptar në garën presidenciale – ka theksuar se Tarvari person është evropian, mirëpo po luan herë me strategjinë evropiane e herë me atë nacionaliste të Vetëvendosjes.

“Taravari bie ndesh me argumentet. Kur po i konvenon, është qytetar i Maqedonisë së Veriut i cili nuk ka rëndësi a është shqiptar apo maqedonas sepse është person evropian, mirëpo strategjia e Vetëvendosjes është që ky me u shit nacionalist. Tash, kur ky po harron me qenë nacionalist, po i del ky qytetari evropian në pah kozmopolit. Nganjëherë po thotë që unë po e udhëhiqi Komunën e Gostivarit me shqiptare e maqedonas, e mandej e quan veten kandidat të vetëm shqiptar… Prandaj prodhon kështu situate komplekse, sepse bie në sy që ka mungesë platforme”, ka thënë Mehmetaj.

Kurse, analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se përvoja që ka Osmani e bën atë njohës më të mirë të çështjeve evropiane dhe një kandidat më të përshtatshëm për president.

“Unë pajtohem se Osmani ka më shumë njohuri në aspektin e çështjeve evropiane, shkak dhe i pozitave që ka pasur. Zoti Travari ka pasur vetëm atë përvojën e qevrisjen lokale, jo se s’ka aftësi por zoti Osmani i di shumë ma mirë këto procese. Unë nuk e shof problem që të vendoset 2030 si një vizion për integrimin e vendit në BE”, ka thënë Mushkolaj.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit