12.2 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Mehmetaj kërkon sqarim: A është Duda Balje e infiltruar e Radojçiqit, apo ministre e Kurtit?

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur një dilemë lidhur me rolin dhe pozicionin e deputetes Duda Balje në raport me Qeverinë dhe dyshimet për lidhje të saj me terroristin Milan Radojçiqin.

Mehmetaj ka rikujtuar një moment kur, sipas analistit Sadri Ramabaja, Balje është takuar me Radojçiqin më 28 shkurt – një takim që, sipas tij, e ka alarmuar edhe Qeverinë, duke nxitur thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Megjithatë, vetëm pak kohë pas këtyre pretendimeve, Duda Balje është takuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Qysh e din, Ramabaja erdh edhe na tha se me 28 shkurt është takuar Duda Blaje me Radojçiqin. Për me ia konfirmu Ramabajës informatat, qysh e dini Qeveria e thirri Këshillin e Sigurisë kombëtare, me u hetu ky rrezik i madh nacional. Deputetët e minoriteteve po na flasin me Radojçiqin, më saktësisht Duda Balje.

Çka më bë, Duda Balje në Qeveri në takim me Albin Kurtin. Edhe po del Duda Balje, e pyetën e nderume a ka ofertë për ty si ministre tha po. Askush nuk e mohoi prej qeverisë. Kështu që duhet me u sqaru na: a është Duda Balje e infiltruar e Radojçiqit, qysh vetë pushteti. Apo është ministre e Albin Kurtit. Kjo e meriton një përgjigje para publikut…”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit