6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Mehmetaj: Juve që ju pengon kur dikush e quan Hajrizin hero, pse nuk iu pengojke Kurti kur e shpalli dëshmor Deharin?

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka shkruar në lidhje me temën e “shumëpërfolur”, për atë se a është Faton Hajrizi hero apo jo, pasi vrau një polic serb e plagosi një tjetër, e më pastaj u vra në Serbi.

Mehmetaj ka thënë se i kupton ata që iu pengon ta quajnë e ta dëgjojnë se Faton Hajrizi është hero. Por ai ka shtruar një varg pyetjesh në lidhje me atë se si Kurti ka trajtuar vdekjen e Astrit Deharit, activist i VV-së.

“Ama pse nuk iu pengojke njëjtë kur Albin Kurti ua pat shpallë dëshmor Astrit Deharin?

Një djalë i vetëvrarë në paraburgim, ku po qëndronte nën dyshimet për përfshirjen në një prej veprave terroriste më të mëdha pas lufte: gjuajtjen e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës së Kosovës me zollë.” – ka shkruar ndër të tjera Mehmetaj.

E plotë:

Unë i kuptoj këta që e kanë të rëndë ta projektojnë Faton Hajrizin si hero. Madje i kuptoj që iu pengon edhe kur dikush tjetër e quan të tillë.

Në rregull.

Ama pse nuk iu pengojke njëjtë kur Albin Kurti ua pat shpallë dëshmor Astrit Deharin?

Një djalë i vetëvrarë në paraburgim, ku po qëndronte nën dyshimet për përfshirjen në një prej veprave terroriste më të mëdha pas lufte: gjuajtjen e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës së Kosovës me zollë.

Përveç sulmit të Radojiçiç-it në Veri, Kosova s’ka përjetuar sulm tjetër aq të madh kundër Republikës sesa tentimi për ta rrëzuar me zollë shtëpinë qendrore të kësaj republike, parlamentin.

Nuk ju pengon as kur Albin Kurti ua krahason Astrit Deharin me Adem Demaçin.

Simboli më i madh i rezistencës kombëtare krahasohet me një aktivist partiak i akuzuar për sulm ndaj shtetit për të cilin e bëri sakrificën Demaçi e ju shukatni.

Kështu që, pak problem me ua marrë parasysh shqetësimet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit