6.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Mehmetaj: Haradinaj e quajti vonë Kurtin “punëtor të Serbisë”

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka qenë partia më e sulmuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) gjatë zgjedhjeve të fundit. Sipas tij, dy janë arsyet kryesore të këtij sulmi.

Së pari, Mehmetaj theksoi se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti me “emrin që ai e meriton”.

“AAK-ja ka qen partia më e sulmuar prej Vv-së në zgjedhje. Dy janë arsyet. E para është se kryetari i AAK-së e quan Kurtin me emrin që është dhe që e meriton. Edhe normalisht Kurti e ka një frikë, që ka me u rritë, ka me u shpalos perdja më shumë. Problemi i zotit Haradinajnt ka qenë se pak njerëz i kanë besuar që ai e ka më të vërtetë. Pra kur i ka thënë ‘që je punëtor i Serbisë’. Nuk i kanë besuar shumë se e ka njëmende sepse ka filluar pak vonë më i thënë. Tash pas zgjedhjeve, pas deklaratave që i ka jep pas zgjedhjeve, tash shumë njerëz e dinë ai e ka përnime dhe nuk po flet veç elektoralisht”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Gjithashtu, Mehmetaj e akuzoi Vetëvendosjen për manipulime elektorale në pjesën e Dukajginit, teksa ka shtuar i se në këtë zonë janë blerë dhe vjedhur vota.

“E dyta, zoti Daut Haradinaj mundet me i pas një vit e gjysmë, patë thënë që kombinimi më i miri është president Ramush Haradinaj, kryeministër Albin Kurti. Tash ndërroi kursin aleanca dhe shumë mirë që e ndërroi. Ka plot njerëz të ardhur prej VV-së, por me fytyra të tjera që thonë në problemi i Aleancës në këto zgjedhje ka qenë fakti që ka bërë beteje agresive me Kurtin. Është krejt e kundërta, thjesht nuk ka pas kohën e mjaftueshme. Strategji e Kurti për të ardhmen është pjesën e rrafshit të Kosovës, Anamoravën me mbajt sit Vetëvendosje, kurse pjesën e Dukagjinit me bë figurë kryesore Donika Gërvallën. Për këtë arsye atje janë vjedh dhe blerë vota”, ka shtuar Mehmetaj.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma arritën të fitojnë 7.46 për qind të votave, duke siguruar 8 deputetë në Kuvend.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit