11.1 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Mehmetaj “gjurmon trashëgiminë” e Surroit: I doli kundër intelektualit kroat; Kosova Republikë veç iluzion

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj, tash e sa kohë po “gjurmon” mbi “trashëgiminë” e publicistit Veton Surroi, i cili ishte relevant edhe në kohën kur Kosova s’ish shtet, e qytetarët e saj po persekutoheshin nga regjimi Jugosllav.

Ajo që Mehmetaj ka sjellur së fundmi, përmes një postimi në Facebook, është një mospajtim të Surroit me intelektualin kroat Branko Horvat. Për çudinë e dikujt, përplasja ish se Horvat fliste për Kosovën Republikë, ndërsa Surroi këtë ide e quante “iluzion”. Mehmetaj s’ka nguruar ta quaj Surroin serbofil, e serb të devotshëm.

Detajet nga shkrimi i Mehmetajt:

Intelektuali kroat kërkonte Republikë për Kosovën, Veton Surroi i del kundër – e quan iluzionist: “Nacionalistët shqiptarë aplikuan dhunë, dëbuan serbët e malazezët nga Kosova”

Nga të gjitha qëndrimet anti-shqiptare që mbante Veton Surroi në vitet 80-ta, një nga më të rëndat është shkrimi i 3 prillit i vitit 1988, kur Surroi kundërshton intelektualin kroat, Branko Horvat, i cili kërkonte Republikë për Kosovën.

Surroi asnjëherë nuk shkruante nga perspektiva e një shqiptari në Jugosllavi dhe gabimisht supozohej se mbron një vijë të një jugosllavi. Megjithatë, ky shkrim përben shkëputjen e tij përfundimtare nga jugosllavi i supozuar dhe e nxjerr në pozicionin e vërtetë të tij, atë të nacionalistit serb, apo linjës së Slobodan Millosheviç-it.

Për ata që s’e dinë, në atë kohë Branko Hervat, një intelektual kroat, profesor dhe doktor i shkencave ekonomike, i njohur për një racionalist puritan, kishte nxjerr në botim një libër me titullin “Çështja e Kosovës”.

Aty ai argumenton pro të qenurit Kosova Republikë dhe e sulmon argumentin e deriatëhershëm se “Kosova s’mund të ketë Republikë brenda Jugosllavisë, meqë shqiptarët tashmë e kanë një Republikë amë – Shqipërinë”.

Horvati jep tezën e ndërrimit të statutit të Kosovës nga Krahinë Autonome në Republikë, por Surroi e sulmon ashpër duke i thënë se kjo kërkesë e tij çon në drejtim të konfederalizimit të Jugosllavisë dhe ia kujton Horvatit se edhe ai ishte kundër njëherë.

Por, kjo s’është më e rënda.

Surroi fillimisht thotë se është “fakt” që “dilema rreth Kosovës Republikë është artificiale”.

Surroi, njëjtë si Millosheviç-i, akuzon shqiptarët për militantë nacionalistë dhe shkruan se “rreth ideologjisë së shtetit kombëtar janë tubuar këto forca militante nacionalistësh”.

Si një serb i devotshëm, Surroi artikulon mendimin – e pabesueshëm, sidomos nga perspektiva e sotme – se “është hetuar dhe paralajmërimi edhe aplikimi praktik i dhunës i nacionalistëve shqiptarë për realizimin e Platformës së vet politike, çka solli pasoja të rënda në marrëdhëniet ndër-nacionale, në dëm të të gjitha nacionaliteteve”.

Momenti kur shkrimi i Surroit merr përmasa katastrofale është ai kur ai akuzon këta nacionalistë shqiptarë për “shpërngulje me presion të serbëve dhe malazezëve nga Kosova”.

“Madje siç kemi parë”, vazhdon Surroi, “nacionalistët shqiptarë duke manipuluar me parullën rreth statusit të Kosovës dëmin më të madh ia sollën mu kësaj Krahine si dhe tërë vendit”.

Ne fund, Surroi kërkesën e Horvatit për Kosovën Republikë përmes librit të tij e quan “iluzion” dhe shprehet i “habitur me tezat e tij”.

Ky është vetëm një nga tekstet “heretike” të personit i cili përkundër këtyre qëndrimeve është futur në lavatriçe dhe aktualisht punon për Qeverinë e Kosovës së Pavarur që dikur s’e donte as Republikë brenda Jugosllavisë.

Shkrimet e serbofilit Surroi janë shokuese.

Fakti që ai vazhdon të vendos për fatin e shqiptarëve të Kosovës edhe sot është tronditës.

Megjithatë, ky tekst dhe disa të tjerë që kam publikuar këto kohët e fundit përbejnë vetëm lëvozhgën e qëndrimeve të tij anti-shqiptare.

Të plotë figurën e tij brenda linjës së Millosheviç-it do ta sjellë në një shkrim të gjatë që po e përgatisë tash e sa ditë.

Kërkoj ndjesë për vonesën, por ka kaq shumë shkrime, komente e libra që më është dashur t’i konsultojë sepse veprimtaria e tij kundër shqiptarëve në Jugosllavi është e bujshme.

Secili serb i ndershëm do t’ia kishte lakmi Surroit për përkushtimin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit