23 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Mehmetaj e zhvesh mjeshtërisht rrenën e zëdhënësit të VV-së për një raport për lajme ‘proruse dhe proserbe’

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, u zë keq duke gënjyer për një raport për lajme ‘proruse dhe proserbe’ që prodhohen në rajon nga Rusia dhe Serbia – ku e ndan vetëm titullin, e shkontekstualizon, dhe e paraqet vep si “3000” thuase fjala është vetëm për në Kosovë dhe nga mediat vendore. Manxhuka u kap në flagranc nga gazetari Lirim Mehmetaj.

Postimi i plotë i Mehmetajt:

Kqyrne qysh prodhon Fake News qeveria, me ndihmë të mediave që i ka afër si në këtë rast KOHA…

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, e ka publikuar vetëm titullin e një lajmi të mediumit KOHA, ku thuhet: “Raporti i ‘Hibrid’ Afro 3000 artikuj në shqip shtyjnë narrativen proruse dhe proserbe”.

Manxhuka e shpërndan duke shkruar vetëm “3000”.

Këtu për të lënë hapësirë që militanti të mendoj se janë mediat në Kosovë që po i prodhokan këta artikuj.

Por, nëse futeni dhe e lexoni artikullin e plotë, aty del se po është e vërtetë që publikohen 3000 artikuj në shqip që shtyjnë narrativen proruse dhe proserbe, por ato publikohen nga portale ruse.

Ja çka thotë rreshti i parë i artikullit: “Mijëra artikuj në vit në gjuhen shqipe publikohen nga portalet ruse…”

Dhe këto artikuj publikohen nga “rrjeti propagandistik Pravda”.

Më poshtë thuhet prapë: “portalet ruse publikojnë afër 3000 artikuj në vit në gjuhen shqipe”.

Pra janë portalet ruse që bëjnë lajme në gjuhë shqipe dhe i shpërndajnë nëpër internet. Pra faqe fiktive të krijuara për këtë qëllim.

Kurse hulumtuesi që ka nxjerr këto të dhëna, Festim Rizanaj, po në artikull tregon se ideja e këtyre artikujve është “që thjesht me mbush këtë info-sferën digjitale me përmbajtje të narrativave ruse edhe në shqip, në mënyrë që kur të kërkohen të dhëna mbi ngjarje të caktuara narrativa ruse t’iu dalin njerëzve gjatë kërkimit në internet”.

Problemi kryesor këtu nuk është një shpifës i kalibrit të ulët siç është Manxhuka i VV-së, por vetë mediumi që bën titull “Clickbait”.

Pra, titull që është veç teknikisht korrekt, por që çon në lajthitje të sigurt lexuesin.

Kjo për t’i shërbyer qeverisë e cila gënjen popullin se kritikët e saj pa përjashtim paguhen nga Rusia.

T’flliqt shumë.

Të ngjashme

Të fundit