4.4 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Mehmetaj: Drafti i “pesëshes” diplomatike për Asociacionin, i njëjti me atë të Ramës

- Advertisement -

Një draft-statut i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është prezantuar së fundmi nga “pesëshja” diplomatike në Kosovë.

Në lidhje me këtë çështje, gazetari Lirim Mehmetaj ka zbuluar detaje ekskluzive të këtij dokumenti.

Mehmetaj ka theksuar se dokumenti në fjalë është pjesë e diskutimeve aktuale rreth aspekteve të organizatës, financimit dhe ndërlidhjes së Asociacionit me Serbinë.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë ka rregullim organizim, koordinim dhe administrim të zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë primare dhe sekondare, planifikimit urban dhe rural. Struktura organizatave e Asociacionit është asambleja, presidenti, zëvendëspresidenti, bordi, këshilli administrata dhe zyra për ankesa dhe apel të Asociacionit. Fuqi ekzekutive brenda strukturës organizative të Asociacionit ka me pas bordi, i cili ka me implementu politikat e Asociacionit”, ka deklaruar Mehmetaj në Debat Plus.

Në thelb, draft-statuti, sipas tij, paraqet disa sfida potenciale si lidhjen e Asociacionit me Serbinë.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë synon të koordinojë zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë primare dhe sekondare, si dhe planifikimin urban dhe rural. Struktura e organizatës përfshin një asamble, presidentin, zëvendëspresidentin, bordin, këshillin e administratës dhe zyrën për ankesa dhe apel të Asociacionit”, ka deklaruar ai.

Siç ka thënë Mehmetaj, ky draft-statut i jep Serbisë të drejtën ekskluzive të financimit të sektorëve të rëndësishëm si arsimi dhe shëndetësia në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Problematika kryesore e këtij Asociacionit ka të bëjë ndërlidhja e Asociacionit me Serbinë, sipas këtij statuti, Serbia mban të drejtë ekskluzive edhet të financimit të dy sektorëve, arsimit dhe shëndetësisë. Madje, aty thuhet se institucionet që janë të themeluara nga Serbia në edukim, arsim dhe shëndetësi, ato do të vazhdojnë të jenë pronë serbe e financiar nga Serbia, kurse Kosova do t’i njohë ato sikur entitete të huaja private sikur një shkollë amerikane të vijë në Kosovë dhe të financohet nga Serbia”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij, institucionet e themeluara nga Serbia në këto sektorë do të vazhdojnë të jenë pronë serbe dhe do të financohen nga Serbia, ndërsa Kosova do t’i njohë ato si entitete të huaja private.

Mehmetaj ka thënë se ky draft-statut i Asociacionit pritet të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ku mund të dalin vërejtje të caktuara.

Ai ka theksuar se ky draft-statut është propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ka pësuar vetëm ndryshime të vogla në krahasim me çfarë është biseduar.

“Edhe ky statut do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, edhe aty mundet me nxjerrë pakënaqësitë e caktuara dhe është e rëndësishme që ky draft-statut është statuti i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me pak kozmetikë në raport me ato çfarë është biseduar”, ka deklaruar Gazetari Lirim Mehmetaj në Debat Plus.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit