6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Mehmetaj, deputetëve të PDK-së: Escobari e ka gabim, Kurti është përfaqësues i Kosovës

- Advertisement -

“Partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është ndërmjet popullit të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Nuk kalon përmes një njeriu apo një partie. Por unë do të thoja që aktualisht ne kemi një problem komunikimi me kryeministrin…”.

Kjo deklaratë e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është gabim, sipas gazetarit Lirim Mehmetaj.

Mehmetaj në “Debat Plus” iu është drejtuar deputetëve të PDK-së, Rashit Qalajt dhe Hajdar Beqës se “ju kur thotë Escobari nuk kam problem me Kosovën, por, me Albin Kurtin, ju nuk duhet me pranu këtë”, por se “duhet me i thënë zotit Escobar se Albin Kurti është përfaqësues i popullit të Kosovës”.

“Qe pse. Ju edhe vetë e thatë më herët kur flet Escobari por po flet Amerika. Atëherë kur flet Albin Kurti po flet Kosova. A ju kujtohen argumentet qesharake të ALBIN Kurit kur thoshte nuk është Amerikan, por, Grenelli po flet. Nuk bën me leju në kësi gabime. Escobar i e ka gabim, Albin Kurti është përfaqësues i popullit të Kosovës, i zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne kemi sistem reprezentativ dhe ai është reprezentues i popullit të Kosovës”, ka thënë Mehmetaj.

Ndonëse është reprezentues i popullit të Kosovës, Mehmetaj thekson se Kurti e ka qëllim personal dëmtimin e Kosovës.

“A mendoj që padiskutimisht kryeministri më i dobët i Kosovës, jashtëzakonisht mendoj. Përderisa kryeministrit tjerë e kanë dëmtuar Kosovën për qëllime personale, mendoj që Albin Kurti e ka qëllim personal dëmtimin e Kosovës. Po kjo nuk nënkupton që ia pranoj Escobar që ashtu se ajo nun vlen. Se ajo është mohim sistemit në të cilën jeton”, ka shtuar më tej Mehmetaj.

Mehmetaj i ka pyetur deputetët e PDK-së se cili është qëndrimi i tyre për Asociacionin.

“Çka po kërkoni nga Qeveria e Kosovës, a me themlu Asociacionin edhe me i rregullu raportet, siç po e kërkojnë (amerikanët) apo mos me themelu, nëse nuk e themelon, nuk janë raportet e mira. Çka është kërkesa konkrete e PDK-së në këtë drejtim?”, i ka pyetur gazetari Mehmetaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit