Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka kritikuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për “koalicionin e tyre me Vetëvendosjen” në opozitë, duke theksuar se është bërë për interesa personale dhe për një grimë pushtet.
Ai ka thënë se si mund t’i besohet AAK-së kur kanë bashkëvepruar me kundërshtarët e tyre për pushtet.
“Ju për pazare politike vendosni me u ba bashk edhe në vitin 2014, dilni në protesta më të, fishkëlleni për hesape të tij, gjuani gaz lotsjellës për hesape të tij, kur i njëjti iu ka quajtur hajna. Qysh mundemi me i besu AAK-së se çfarëdo që thotë sot e ka të vërtetë dhe të sinqertë, kur përkundër që e ka pasur historinë e këtij personi para syve, ka vendosur të bëhet bashkë me të për pak pushtet, për një grimë pushtet. Prandaj, pozicioni i sotëm kritikues ndaj Kurtit AAK-së është vështirë me i fjet, edhe ju mundeni ta keni, por njerëzit vështirë t’ju besojnë”, ka deklaruar Mehmetaj.
Ndërsa, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është kundërpërgjigjur duke thënë se bashkëpunimi me Vetëvendosjen ishte vetëm për ta rrëzuar Qeverinë Mustafa. Sipas tij,kur ata nuk kanë parë përshtatshmëri në vazhdimësi, nuk kanë vendosur të hyjnë në koalicion.
“Neve na ka bërë bashkë vetëm një kauzë për ta rrëzuar Qeverinë Mustafa, për ta larguar të keqen nga Kosova, dhe kur kemi parë që nuk po shkon, ne nuk kemi hyrë në koalicion Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Dreshaj ka deklaruar se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk mund të quhet “pazargji”, sepse, sipas tij, ai e ka treguar se nuk e shikon subjektin politik kur është në pyetje interesi i Kosovës.
Deputeti i AAK-së, mes tjerash, ka thënë se është e vërtetë që Haradinaj pajtohet me marrëveshjen në dialog me Serbinë.