Analisti Lirim Mehmetaj ka thënë se mekanizmi i deputetit nuk shfrytëzohet.
Me qenë deputet në Kosovë është privilegj i jashtëzakonshëm sepse është demokraci parlamentare dhe se mekanizmat dhe instrumentet që ka deputeti janë të jashtëzakonshme por fatkeqësisht deputetët nuk kanë pavarësi nga parti ka thënë Mehmetaj duke shtuar se përkundër listave që janë të hapura.
“Nëse është parti që e ka Qeverinë, diktohet[deputeti] prej qeverisë dhe nuk është që manifestojnë vullnete të lira shumë brenda partive. Kur eskalon situata dalin krejt, qysh ka pas plotë që kanë dal”, ka thënë ai.
Deputetët kanë shumë mundësi ligjore por nuk i shfrytëzojnë ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Mehmetaj tutje ka thënë se nëse një deputet ka përformanca të mira publike gjatë legjislaturës, ai rrit shanset për të qenë deputet edhe në legjislaturën e radhës duke marrë si shembull deputetet e LDK-së, Hykmete Bajrami.
“Ska pasur nevojë me u mbështetur prej partisë. Përformanca e saj…asnjë poster mos me pas qit kërrkun e as mos me marr pjesë në asnjë emision veç me çka ka bërë në Parlamentin e Kosovës ajo kish fitu”, ka thënë ai.