29.5 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Mehmetaj: Blerim Isufaj është anatemuar nga kryeministri Kurti

- Advertisement -

Analisti Lirim Mehmetaj ka deklaruar se vendimi i Presidentes Osmani nuk ka sjellë befasinë te askush në Kosovë, pasi Blerim Isufaj është anatemuar publikisht nga kryeministri i Kosovës.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohet lidhur me mos-dekretimin e kryeprokurorit, Blerim Isufaj nga ana e presidentes, Vjosa Osmani.

“Nuk është befasuar dikush në Kosovë që Vjosa Osmani ka vendosur që mos me e dekretu Blerim Isufajn i cili është anatemuar publikisht në parlametin e Kosovës nga kryeministri i Kosovës”, ka thënë Mehmetaj.

Tutje ai ka theksuar se “befasi për mua ka qenë sot prezantimi i presidentes Osmani se kjo osë është e shantazhuar për me folë çka foli sot ose është komplet e padijëshmë sepse pjesa më e madhe e deklaratës së saj nuk ka pasur asnjë sens normal qytetar, përtej asaj që ajo kinse është juriste”.

Mehmetaj gjithashtu rrit dyshime rreth besueshmërisë së presidentes në institucionet e Kosovës. Ai pyet pse “presidentja nuk i beson sistemit të drejtësisë në vend” dhe “nuk është e hapur ndaj qytetarëve për të treguar arsyet e saj”.

Ndër të tjera ai ka thënë se “presidentja e Kosovës duhet me dal me tregu kur është e sinqertë kur thotë që Kosova është demokracia më e zhvilluar në ballkan dhe kur lavdohen se si po luftojnë krimin në veri e cila bëhet përmes prokurorisë apo kur thot që ky shtet as nuk është shtet normal sepse nuk e ka sistemin e drejtësisë në rregull që ti besoj vetë presidentja e cila është e atij shteti dhe duhet të na tregoj se njëra është rren ose e para ose e dyta”.

Megjithatë, ai ndan shqetësimin e tij në lidhje me prezantimin e presidentes Osmani, duke theksuar se ajo duhet të tregojë qartë kur është e sinqertë në deklaratat e saj.

“Ta zëmë se ajo nuk po i beson sistemit të drejtësisë në Kosovë, por pse qytetarëve nuk po u beson, pse nuk po iu tregon qytetarëve. Ajo tha që ka biseda konkrete, ka mesazhe dhe pse nuk i prezentoj provat e kërcnimeve sot. Mirëpo kjo tregon çka konkrete se kjo ka bërë pazar me këdo me dikë sepse nuk mundet dikush me të kërcnu e as me të kërku diçka përderisa ti ja pamundëson komunikimin e përderisa presidentja ka pasur komunkim me të tillë njerëz që kërkojnë favore të paligjshme edhe përmes shantazhit kjo tregon se është bërë një pazar dhe shpresoj që do ta marim vesh”, vijon ai.

Në lidhje me situatën aktuale, Mehmetaj bën të ditur se presidentja, Osmani ka pasur informacion mbi mosrregullsinë e procedurave për një kohë të gjatë dhe është shqetësuese që nuk ka vepruar më herët.

“Koha prej kur Vjosa Osmani e din që procedurat kanë qenë jo në rregull e deri më sot është me vite. Ajo para një viti e gjysmë e ka ditur se çfarë ka me thënë sot. Shqetësuese është se presidentja Osmani ka kryer një vepër penale duke fshehur autorët e një krimi të pretenduar dhe pse nuk e ka thirr prokuroria e Kosovës zonjën Osmani që me i dërgu deshmitë e saj para prokurorit edhe me tregu kush janë personat që po e cenojnë atë”, ka përfunduar Mehmetaj.

Të ngjashme

Të fundit