4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Mehmetaj: Asociacioni ligj i Kosovës, është i votuar në Kuvend

- Advertisement -

Analisti, Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se në raportin e raportuesës për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, përmendet edhe çështja e Asociacionit.

Mehmetaj ka thënë se Asociacioni është ligj i Kosovës.

“Asociacioni është ligj i Kosovës, i arritur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe i votuar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mehmetaj.

Analisti është shprehur se Këshilli i Evropës (KiE) e ka kusht që shtetet anëtare ta zbatojnë dhe se sipas, zbatimi i këtij ligji nënkupton themelimin e Asociacionit.

Kujtojmë që të martën e 16 prillit shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Nga 171 deputetë të pranishëm, për kanë votuar 131, kundër 29, ndërsa 11 kanë abstenuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit