Dallimi mes Osmanit e Kurtit është se derisa Osmani është veç një hajdute ordinere që politikën e do për pasurim personal e familjar, pa kokëçarjen e shkatërrimit të shtetit, Kurti në anën tjetër e ka edhe mision këtë të fundit.

Unë do të doja që në këtë maskaradë publike nëpër të cilën po kalojnë, t’i lëmë të papenguar, ta përcjellim situatën thjesht për argëtim personal.

Sa i përket skenës politike prishja a ri-ndreqja e tyre nuk shkakton kurrfarë turbulence.

Osmani ka efekt elektoral sot sa ish kandidati për president i Kosovës, Ismet Hebibi.