19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Mehmetaj: 7500 euro rrogë për militantin, 600 euro për policin e Njësisë speciale

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj, thotë se rroga 7 mijë e 500 euro në muaj për një konsulent nga Qeveria e Kosovës, ‘është lojë me durimin’.

Mehmetaj shkruan në profilin e tij në Facebook:

Kjo është lojë me durimin, qeveria angazhon militantin me rrogë 7500 euro për të shëtitur kafeve të Evropës

Ky është Gani Jakupi.

Ndryshe, konsulent i angazhuar nga Qeveria e Kosovës me pagë mujore 7500 euro në muaj.

Jakupi, besoni ose jo, përshkrim të punës e ka “takime me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh” në shtetet e Beneluksit dhe në “Pariz”.

Mendoni se pagën e lartë e shpenzon për të sajgisur gazetarët e artistët?

E keni gabim.

Kontrata nga Ministria e Punëve të Jashtme që e ka publikuar sot Periskopi, ia mbulon “edhe shpenzimet e takimeve me gazetarë e artistë”.

Cila është ekspertiza e Jakupit?

Shpërndarja e mesazheve militanteske dhe në mbrojtje të Kurtit në Tëitter.

7500 euro plus shtesat për militantin, 600 euro për policin e njësisë speciale.

Kjo është matematika e teveqelit.’

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit