6.5 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Mehemtaj: Asnjëherë tjetër s’ka pasur shans historik të fitores absolute në raport me Serbinë

- Advertisement -

Në dritën e një tjetër sulmi në veri [në kanalin e sistemit Ibër-Lepenc, në fshatin Varagë të Zubin Potokut], me – potencialisht – pasoja serioze në infrastrukturën kritike të Republikës së Kosovës, gazetari Lirim Mehmetaj vuri theksin në mundësinë e artë që, pas një tjetër mbështetje serioze ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës ta shfrytëzojë atë që ai e quan “mundësi historike.”

Sipas Mehmetajt, nëse Qeveria dështon sërish të kapitalizojë momentin e krijuar, siç ai pretendon se ndodhi për rastin e Banjkës, kjo do të shtronte pyetje se kush mban përgjegjësinë e dështimit.

Postimi i plotë:

A do të shpërdorohet edhe ky rast si ai në Banjë?

Siç mund ta shihni, Gjermania, shteti kryesor në Bashkimin Evropian dhe shteti më i rëndësishëm në Evropë po deklaron përmes Michael Roth, se “nëse shteti serb qëndron pas sulmit në Zubin Potok, kjo shënon fundin e negociatave me BE-në”.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë njoftuar publikisht se i kanë provat e mjaftueshme për të dëshmuar që ky sulm është sulm nga shteti i Serbisë.

Tash krejt çfarë duhet të bëhet është prezantimi i këtyre provave të pakontestueshme dhe të padebatueshme para institucioneve të BE-së dhe Serbia përfundimisht përjashtohet nga dialogu dhe rruga e saj evropiane.

Asnjëherë tjetër si kësaj radhe Kosova nuk e ka pasur këtë shans historik të fitores absolute në raport me Serbinë, prejse është shpallur pavarësia e Kosovës.

Nëse me rastin e Banjës nuk u arrit kurrfarë rezultati për ripozicionime në arenën ndërkombëtare, ky ngjan të jetë shansi i artë dhe vështirë i përsëritshëm.

Në pritje të Qeverisë së Kosovës për ta realizuar këtë mundësi historike.

E nëse nuk arrin ta kapitalizojë këtë moment siç nuk e kapitalizoi atë në Banjë? Çfarë atëherë? Kush i ka fajet atëherë?

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit