Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar familjen e dëshmorit, Faton Xhylani nga Baica e Drenasit.
“Është vërtetë emocionuese të dëgjosh familjarët derisa rrëfejnë kujtimet për Fatonin, për vullnetin, guximin e vendosmërinë e tij. Të veçantë e bën fakti që ai ishte vetëm 17 vjeç, kaq i ri e me gjithë këto virtyte, vetëm të rinjtë shqiptar dinë të jenë”, ka thënë Mehaj.
Ushtar shtat hedhur, i heshtur e vigjilent në çdo situatë. Ai ishte nisur për furnizime me armatim nga Shqiperia, duke thënë: “Mos vdeksha pa shkelë këmba ime në shqipëri, pa i ecë shtigjet e ushtarëve të UÇK-së nëpër të cilat sjellin armatim”, dëshirë kjo të cilën e realizoi së bashku me shumë shokë.
Falë gjakut të derdhur të Fatonit dhe shumë dëshmorëve tanë, populli ynë jeton në liri.